Institucioni i Avokatit të Popullit ndau 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.
Zyra e Avokatit të Popullit ka iniciuar procedurat e prokurimit për t’u furnizuar me këta telefona.
Për këtë aktivitet të prokurimit Zyra e Avokatit të Popullit ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët, raporton Kallxo.com.
Kjo zyrë planifikon që për një telefon mobil të paguajë mesatarisht rreth 286 euro.
Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi” nga Zyra e Avokatit të Popullit së fundmi kjo zyrë ka bërë disa korrigjime në thirrjen për këtë tender.
Në dhjetorin e vitit të kaluar Institucioni i Avokatit të Popullit kishte shpenzuar mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.
Madje ky institucion kishte blerë një telefon mobil “iPhone 6” në vlerë prej 830 eurove.