Barcelona po mendon transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli dhe për këtë është gati të ofrojë edhe shërbimet e Ousmane Dembeles si pjesë e marrëveshjes.

Ylli egjiptian ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te Liverpooli pas transferimit prej rreth 45 milionë eurosh nga Roma verën e kaluar.

Statistikat e frikshme të Salahut, me 41 gola të shënuara në të gjitha garat dhe vazhdimësia në formë kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Klubi i fundit që dëshiron transferimin e egjiptianit është gjiganti spanjoll, Barcelona, e cila është gati të provojë me një ofertë joshëse transferimin e tij.

Barcelona e do Salahun në skuadër (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Barcelona po mendon një marrëveshje shkëmbimi që përfshin edhe shërbimet e francezit Dembele.

Salah po çmend të gjithë këtë sezon (Getty Images)

Gjiganti katalunas shpreson ta bindin Salahun të shkëmbejë futbollin e Anfieldit për atë të Camp Nout dhe për këtë do të tentoj ta bind edhe ish-bashkëlojtari i tij, Philippe Coutinho, i cili para disa ditës deklaroi se e ribashkimin me të.

Raporti i këtij mediumi sugjeron gjithashtu që një propozim i tillë i pëlqen edhe yllit të skuadrës, Lionel Messi, i cili preferon egjiptianin më shumë se Antoine Griezmannin.

Messi e do në skuadër Salahun (Getty Images)

Blerja e Salah do të thoshte se Barcelona ka një lojtar të aftë për të shkëlqyer në krah në vend që të presë që Dembele të zhvillohet plotësisht dhe gjithashtu Coutinho mund të përqendrohet më shumë në zëvendësimin e Andres Iniesta në mesfushë dhe jo të veprojë si anësor.

Megjithatë, transferimi i yllit të Reds nuk do të jetë i lehtë, pasi shërbimet e tij i duan edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.