Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar nisi dje me dy takime mjaftë interesante.
Gjilani mposhti kampionin në fuqi Trepçën ’89 ndërsa Feronikeli vazhdoi me barazime 0-0 me Lirinë.
Ndërkohë ditën e sotme (e diel), na presin katër ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës ku do të përballen Llapi dhe Drita.
Llapjanët janë të tretët në tabelë me 45 pikë të tubuara tetë më pak se lideri Drita.
Vendasit synojnë të marrin një fitore ndaj Dritës dhe të futën në garë për pozitën e parë pasi matematika ende i lejon të ëndërrojnë titullin.
Ndërkohë ndjekësi më serioz i Dritës, Prishtina do të luaj në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit.
Vendasit ende nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës dhe synojnë t’i shkaktojnë probleme kryeqytetasve.
Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku do të luajnë dy skuadrat kuq e zi Flamurtari dhe Vëllaznimi.
Ndërkohë ndeshja e fundit në këtë xhiro dot ë zhvillohet në qytetin e Pejës, ku Besa do ta presë Drenicën.