Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se gjatë pesë ditëve në vijim në vend do të mbajë mot me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave, kah mesi i javës ka mundësi të paraqitet edhe ‘pluhuri afrikan’ që me vete sjell pos reshjeve e rrufeve, edhe grimca të pluhurit. Këto, sipas IHMK-së, janë fenomene të zakonshme gjatë viteve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.