Llapi dhe Drita kanë shkuar në pushim me nga një gol të shënuar, njofton Llapi.info.
Së pari shënuan vendasit me anë të sulmuesit Mirlind Daku në minutën e 7- të takimit.
Drita pas pësimit të golit mori iniciativën dhe kontrollin e lojës për të barazuar në 1-1 në minutën e 39-të me anë të Rexhës dhe rezultatin përfundimtar të pjesës së parë./Llapi.info