Me vendim të gjyqtarit, përballja në mes Llapit e Dritës është ndërprerë për disa minuta pasi stadiumi i qytetit do të zbrazet tërësisht, raporton Llapi.info.

Legjendat, pas pësimit të tri golave nga skuadra gjilanase, kanë hedhur gjësende në fushë, ndërsa kanë akuzuar ekipin e Llapit se e ka shitur ndeshjen.

Tifozët kanë kërkuar që të ndërpritet ndeshja.

Llapi është duke humbur me rezultat 1 me 3 kundër Dritës.