Ka eskaluar situata në përballjen mes Llapit dhe Dritës, raporton Llapi.info.
Pas pësimit të tri golave, tifozët e Llapit kanë filluar të gjuajnë me shishe dhe duke fyer edhe kryesinë e klubit për shkak, siç u shprehnin ata, shitje të lojës.
Llapi.info ju sjell pamje ekskluzive nga momenti i futjes së tifozëve në fushë.
Pas gjithë kësaj, gjyqtari i ndeshjes mori vendim për zbrazjen e gjithë stadiumit./Llapi.info