Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Asociacioni do të vetëm sipas Kushtetutës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet vetëm sipas Kushtetutës dhe nuk do të ketë autoritet ekzekutiv”, ka thënë ai në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Në Kërkim të Konsensusit – Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”.