Zyrtari për Informim në komunën e Podujevës, Bujar Gimolli, ka kritikuar Qeverinë pasi që sipas tij asnjë zyrtarë i lartë shtetëror nuk ka vizituar institucionet lokale të Podujevës, njofton Llapi.info
Këto kritika Gimolli i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Njihet si qeveria me e madhe ne historine e Republikes se Kosoves.
Mirepo, qe nga fillimi i mandatit, asnje zyrtar i larte i saj, nuk ka zhvillu asnje vizitë zyrtare ne institucionet lokale te komunes se Podujeves.
Komunes me te madhe me territor dhe të tretes me numer te popullsise ne Kosove!!!” ka shkruar ai./Llapi.info