Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur në mbledhjen komomorative të aktorit të ri gjakovar, Art Kurti, i cili u gjet i vrarë dje në një fshat të Gjakovës.

Gjini ka thënë se i ka dy fjalë për karakterin e Artit, i cili sipas tij, ishte një djalë i jashtëzakonshëm, që për pak javë sa shërbeu në Komunën e Gjakovës, arriti që të bëjë për vete të gjithë kolegët, përcjell gazetametro.net.

Ai ka thënë se jeta e viteve të pasluftës ka pasur një intercion dhe ka sjellë goxha dhimbje.

“Ne duhet që të arrijmë të komunikojmë me njëri-tjetrin, që të ja japim dorën njëri – tjetrit kur është në zor, për shkak se po e shohim se si mundet të këputet një jetë e jashtëzakonshme”, ka thënë ndër të tjera kryetari Gjini, në zyrën e të cilin ishte i punësuar Arti.