E vetmja është komuna e Podujevës e cila nuk e plotëson një nga kushtet për të hyrë në Bashkimin Evropian, e që është vendosja e tabelave me emrat e rrugëve.

Durim Salihu, drejtor i Drejtorisë për Planifikimin Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Podujevës, ka thënë për llapi.info se arsyet që komuna e Podujevës ende nuk i ka vendosur tabelat me emra të rrugëve është mungesa e mjeteve financiare.

“Ne si komunë për momentin nuk i kemi mjete buxhetore dhe shpresojmë që niveli qendror do të na ndihmojë. Kërkesa kemi bërë që me rishqyrtim të buxhetit nëse ka mundësi të na ndihmojnë. Nëse nuk na përkrahin pas rishqyrtimit të buxhetit, na duhet vet që vitin e ardhshëm me mjetet tona të mundohemi të bëjme zgjidhje”, ka thënë Salihu.

Ai ka treguar se kostoja për vendosjen e këtyre tabelave arrin vlerën mbi 150.000 euro.

Po ashtu, ai ka treguar se listat me emra të rrugëve është finalizauar, vetëm po e presin përkrahjen për vendosjen e këtyre tabelave.

Salihu ka përmendur se qeveria e kaluar u kishte premtuar se do t’i ndihmonte në vendosjen e këtyre tabelave, por një gjë e tillë nuk është bërë./Llapi.info