Me rastin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur përballë Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se sot po nderojnë të gjithë ata që ende nuk janë të kthyer te familja e tyre.
Ai shtoi se duhet së bashku të bëjmë maksimumin që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre personave.