Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 47 aksidente. Prej tyre 20 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 27 të tjera me dëme materiale.

Ndërkaq, janë shqiptuar 1093 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve me fatalitet dhe me persona të lënduar është shtuar kohëve të fundit.