Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Hashim Fazliun dhe Burim Fazliun për kryerjen e veprës penale vrasje në bashkëkryerje në tentativë, transmeton Llapi.info.

I akuzuari Hashim Fazliu është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet e dhjetë muaj, ndërsa Burim Fazli u dënua me katër vjet burgim për të njëjtën vepër penale.

17 vjet më parë, rrethoja e përmendores së vëllezërve Bahri e Fahri Fazliu u bë shkak që Hashim e Burim Fazliu të kenë një konflikt me Naser e Skender Fazliun.

Gjykata ka konstatuar se me datën 31.10.2001, rreth orës 15:00, në fshatin Laushë e Epërme, Komuna e Podujevës, në udhëkryqin e rrugës kryesore, te Lapidari i dëshmorëve “Bahri e Fahri Fazliu”, dy të akuzuarit  me dashje dhe në bashkëkryerje kanë tentuar që t’i privojnë nga jeta të ndjerin Skender Fazliu dhe të dëmtuarin Naser Fazliu.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës