Pas aksidentit të ndodhur mbrëmë, kur vetura me dy policë ra në lumin Lepenc, sipas raportimeve të mediave lokale në Kaçanik, është zbuluar se kush janë dy policët e zhdukur pas rënies në lum.

Policët e aksidentuar, të cilët ende nuk janë gjetur, janë Malsor Dashi (26 vjec) dhe Armend Trena (23 vjec) të dy nga komuna e Kaçanikut.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit, për dy policët e aksidentuar në lumin Lepenc, janë ndërprerë rreth orës 3 për shkak të kushteve jo të favorshme, për të vazhduar sot në mëngjes. /Telegrafi/