Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në fshatin Sekiraqë të Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve, nga ky aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin ditor të ditës së djeshme ka raportuar se në Kosovë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, ku 24 kanë rezultuar të jenë pa të lënduar, ndërsa 17 me lëndime trupore./Llapi.info