Një shofer nga Gjakova e ka gjetur një mënyrë jo edhe aq të zakonshme për të transportuar një viç.

Siç shihet nëpër disa fotografi të dërguara në Gazetën Metro, pronari i një veture Golf 2 me targa të Gjakovës nuk e ka patur problem që ta vendosë një viç të vogël në pjesën e bagazhit të veturës.

Këtë veprim e kanë parë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, pasi viçi duket se ishte kurioz për të parë nga dritarja çfarë po ngjante jashtë veturës.