Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e Istogut, një burrë rreth 60-vjeçar ka humbur jetën kurse një tjetër është lënduar.

Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se sot Policia ka pranuar informacion nga një qytetar për rrokullisjen e një traktori në bjeshkët e Istogut.

“Me të marr informatat janë njoftuar njësitë relevante dhe emergjente, ku menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e një personit mashkull rreth moshës 60 vjeçare, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit tjetër dhe i njëjti është dërguar në emergjencë”, tha Rugova.