Prishtina ka fituar ndaj Llapit me rezultat 3-2 në ndeshjen javës së 29-të në Vala Superligë, njofton Llapi.info

Prishtina nisi mirë takimin duke shënuar në minutën e parë me anë të sulmuesit Ahmed Januzi, i cili realizoi me kokë për 1-0. Megjithatë, Llapi arriti të kthehet shpejt në lojë, ku Mentor Zhdrella shënoi nga goditja e lirë në minutën e gjashtë për 1-1.

Vendasit pas golit të pranuar vazhduan me sulme, ku Debatik Curri (13′) huqi nga afërsia, por në minutën e 21-të ishte Arbër Hoxha që shënoi për epërsinë 2-1.

Bardhekaltrit arritën edhe golin e tretë gjatë pjesës së parë, me Januzin (32′) që shënoi golin e dytë dhe të epërsisë 3-1 për Prishtinën.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm Llapi arriti të gjej golin.

Luhej minuta e 87-të, ku Zhdrella nga gjuajtja e lirë qëllon traversën dhe nga topi i kthyer shënon Merlaku për 3-2, duke vulosur kështu rezultatin final/Llapi.info