Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi Denis Keefe konfirmuan nivelin e arritur të bashkëpunimit në aspektin e sigurisë dhe shfaqën dëshirën e përbashkët për të vazhduar.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm deri tani dhe të mbetemi të hapur për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe bisedimeve konstruktive në mënyrë që të forcojmë dhe intensifikojmë më tej bashkëpunimin ushtarak dypalësh”, tha Vulin, transmeton Klan Kosova.