Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet e dy policëve të zhdukur të shtunën mbrëma.

Sipas Policisë kërkimet kanë rifilluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Në kërkim të dy policëve për fatin e të cilëve nuk dihet akoma, përveç Policisë, FSK-së, zhytës vullnetarë, banorë të zonës si dhe policia e Maqedonisë, për kërkimin e tyre ka shkuar edhe klubi i zhytësve të Llapit.

Ky klub shpëtimi do të udhëhiqet nga Besart Ejupi.

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut dyshohet se me veturën e tyre zyrtare derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik kanë rënë në lumin Lepenc.

Që nga ai moment nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.