1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe shënohet në të gjithë botën, diku me protesta e diku edhe me festë.
Në Kosovë ashtu si shpesh herë dita e sotme po shfrytëzohet për pushim dhe relaksim. Një numër i madh i vizitorëve kanë zgjedhur lokacionin e njohur si “te Plepat” në Batllavë për të kaluar ditën e 1 majit.
Në imazhet e siguruara nga “Indeksonline”, shohim se qytetarët po argëtohet në lokalet afariste në atë zonë.
Ndryshe, Orllani konsiderohet si një nga atraksionet dhe vendet më të pëlqyera për relaksim./Indeksonline/