Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rast të tentim vrasjes.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur që të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë qëlluar viktimën e gjinisë mashkullore. Pas rastit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga policia janë konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.