Banorët e qytetit të Podujevës, çdo ditë e më shumë po ndihen të rrezikuar nga mbeturinat e shumta  dhe ndotja e ambientit.

Qese najloni, shishe, e mbeturina të shumta kanë mbuluar edhe lumin Llap i cili me rastin e ngritjes së temperaturave edhe ka zvogëluar nivelin e ujit, njofton Llapi.info.

Mbeturinat e shumta të cilat po hidhen në këtë lumë përveç që po ndotin ujin dhe ambientin përreth, janë duke krijuar edhe aromë të pa këndshme.

Për këtë disa banorë po ndihen edhe të rrezikuar nga ndotja e tepërt e lumit ./Llapi.info