Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar lidhur me ndotjen e ambientit gjatë ditës së djeshme në liqenin e Batllavës, njofton Llapi.info.

Veliu përmes një statusi në Facebook ka dënuar këto veprime të cilat sipas tij janë të pa shqetësuese, të pranueshme dhe për keqardhje.

Statusi i plotë:

Shqetësuese janë pamjet e hapësirave përreth Liqenit të Batllavës, nga i cili furnizohen me ujë të pijes disa komuna të Kosovës, e të cilat i lanë pas vetës qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit, që zgjodhën atë ambient ta kalojnë në festën e 1 Majit bashkë me familjet e tyre.
Ndërsa, ato hapësira vetëm tri ditë më herët ishin pastruar në një aksion të organizuar nga vetë qytetarët.
Ky degradim i ambientit, që po përsëritet vazhdimisht, është i papranueshëm dhe për keqardhje.
Kjo pasuri natyrore e Podujevës dhe Kosovës nuk e meriton një trajtim të tillë, nga ata që shkojnë të kënaqen dhe pushojnë atje.
Andaj, apelojmë te qytetarët të cilët e vizitojnë liqenin të tregojnë kujdes ndaj ambientit dhe mbeturinat t’i hedhin në vendet e caktuara.