Qentë endacak vazhdojnë të jenë një problem i madh për qytetarët e Podujevës, njofton Llapi.info

Mëngjesin e sotëm përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti”, llava e qenve endacak kanë pushtuar këtë rrugë e trotuare e që të rrezikuar janë këmbësorët.

Ndërkohë, raste të tilla ndodhin thuajse çdo ditë në shumë lagje të Podujevës, që tashmë prania e qenve është shndërruar në një ankth për banorët.

Shqetësim për prezencën e madhe të qenve endacak këtë të enjte e kanë shprehur disa banorë që kanë adresuar fotot tek Llapi.info duke kërkuar që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje./Llapi.info