Alessandro Florenzi dyshon se finalja do të zhvillohej mes Real Madridit e Liverpoolit nëse VAR-i do të përdorej në Champions League.

Sfida mes Real Madridit e Bayern Munich nuk ka kaluar pa polemika, ashtu si kundër Juventusit javë më parë, por as ajo mes Romës e Liverpoolit, pasi vendasit pretendojnë që u dëmtuan në Olimpico, ku fituan 4-2, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Madje, një ndër kapitenët e Romës, Alessandro Florenzi, dyshon se finalja e Champiosnit do të luhej mes Realit e Liverpoolit nëse teknologjia VAR do të përdorej këtë edicion.

“Nëse teknologjia VAR do të përdorej në Ligën e Kampionëve, nuk e di nëse finalja do të ishte Real Madrid-Liverpool”, u shpreh Florenzi.

“VAR-i heq shumë dyshime për ato që gjyqtari nuk mund t’i shoh. Me VAR për 10 sekonda mund të kuptosh të vërtetën”, shtoi ai, transmeton Express.

“Në minutën e 60’të ishte penallti e pastër për ne dhe lojtari i Liverpoolit është dashur të ndëshkohet me të kuq – diçka që do ta kishte ndryshuar ndeshjen, por në fund nuk shkoi kështu. Sido që të jetë, duhet të përgëzojmë Liverpoolin për arritjen në finale, por vërtetë dhemb ky eliminim. Duhet të ngremë zërin”, deklaroi Florenzi.