Është ekstraduar nga Austria kosovari i dyshuar për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Prekaz të Skenderajt në vitin 2010.

Sipas njoftimit të policisë ekstradimi i tij ka ndodhur dje.

Ai dyshohet së bashkëpunim ka kryer veprën vrasje e rëndë dhe shtytje në vrasje.

“Fshati Prekaz, Skenderaj 03.08.2010-22:10. Lidhur me rastin me 03.05.2018 në ANP-Adem Jashari, nga Austria është ekstraduar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se në bashkëpunim ka kryer veprën e cekur”, thuhet në njoftim.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.