Serbia do t’iu kërkojë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të respektojnë Rezolutën 1244 dhe të diskutojnë për Kosovën në sesionet publike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që nuk duhet të hiqen

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryediplomati serb këto komente i bëri për Sputnik pasi që Mbretëria e Bashkuar pritet të ndërmarrë një iniciativë për mbylljen e seancave për Kosovë brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së për publikun apo edhe ta shfuqizojë atë.