Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë zjarrfikësit e vendit në ditën ndërkombëtare të tyre.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se sot është dita e heronjve të vendit, transmeton Indeksonline.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Thaçi.