Një rrjet i përbërë nga 7 shtetasë shqiptarë të lidhur me trafikun ndërkombëtar të kokainës është shkatërruar në Itali.
Mediat italiane raportojnë se për transportin e drogës nga brigjet shqiptare ata përdorën një avion të vogël.
Operacioni i kryer në orët e para të së premtes është udhëhequr nga karabinierët e Riccione-s, nën drejtimin e Antimafias së Bolonjës.
Një sasi e konsiderueshme kokaine, marijuane dhe hashashi u konfiskua gjatë hetimit, raporton Shekulli, transmeton Klan Kosova.
Detaje të mëtejshme rreth operacionit pritet të dalin gjatë konferencës për media, që Komanda Rajonale e Riminit ka lajmëruar në orën 12:00.