Sot janë bërë një javë qëkur Qeveria e Kosovës e emëroi Nehat Thaçin, drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kolonel Thaçi është drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, pozitë të cilën e ushtron nga viti 2011.

Por, edhe pas emërimit në krye të Shërbimit Korrektues, Thaçi po vazhdon akoma të shkojë në vendin e vjetër të punës në Mitrovicë.

Kjo, pasi vendimin e nënshkruar nga shefi i ekzekutivit, Thaçi nuk e ka marrë akoma. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Ende nuk e ka marr vendimin te nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Sapo të merr vendimin e fillon punën”, ka thënë shkurt Tahiri.

Kujtojmë se para Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ishte Sokol Zogaj, i cili para pak muajsh doli në pension.