Steven Gerrard edhe zyrtarisht është trajneri i Glasgow Rangers.
Glasgow Rangers i është dorëzuar prej vitesh dominimit të Celtic në Ligën skoceze të futbollit dhe pas falimentimit të bujshëm dhe ringjitjes së shpejtë në elitë, tani kërkon vendin që i takon.
Skuadra ishullore kërkon që ta nisë revolucionin përmes pankinës. Mesfushori ikonë i Liverpulit dhe i kombëtares angleze, Steven Gerrard, ka pranuar të ulet në pankinën e Glasgow Rangers duke nisur nga ky muaj, tashmë klubi e ka zyrtarizuar një gjë të tillë.
Raportohet se 37-vjeçari ka nënshkruar kontratë 4 vjecare me Rangers. Mësohet se Steven Gerrard ka kërkuar gjithashtu në staf, ish kapitenin e kombëtares skoceze, Geri McAllister, si dhe trajnerin e akademisë së Liverpoolit, Tom Kolso. /Gazeta Express/
The former @LFC and @England captain will join the club this summer on a four-year deal.
Full story: https://t.co/Bb3VhalvZF pic.twitter.com/SaVwbeQchR
— Rangers Football Club (@RangersFC) May 4, 2018