100 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 70 fitore, 105 gola – Cristiano Ronaldo vazhdon me statistika mbresëlënëse.

Me paraqitjen kundër Bayern Munich në sfidën e dytë në Santiago Bernabeu, Cristiano Ronaldo ka kapur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e Real Madridit në Champions League.

Portugezi e arriti këtë pas nëntë sezoneve me Los Blancos, duke regjistruar 70 fitore e shënuar 105 gola në garat Evropiane. Për 9 vite në klub, Ronaldo ka fituar 3 Champions Leagues, 3 European Super Cups, 3 Club World Cups, 2 tituj të LaLigas, 2 trofe të Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Më së shumti paraqitje bëri në sezonin e kaluar, 2016/17, duke luajtur në të gjitha ndeshjet (13) për ta fituar titullin në fund ku edhe u shpall golashënuesi më i mirë, me 12 finalizime dhe në fund edhe lojtari më i mirë.

12 ndeshje ka luajtur në sezonet 2010/2011, 2012/2013, 2014/2015 dhe 2015/2016.

Këtë edicion gjithashtu ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola dhe nëse nuk dëmtohet deri më 26 maj, portugezi do të zbresë nga minuta e parë në finale kundër Liverpoolit në Kiev, për të kapur shifrën e 13 ndeshjeve, teksa synon edhe rekordin historik të golave të vendosur nga po vet ai në sezonin 2013/14 (17 gola).

Portugezi është golashënuesi më i mirë në këtë garë, me 120 gola.

Ronaldo tani renditet si lojtari i pestë me më së shumti paraqitje për Realin në Champions League.

I pari është Iker Casillas me 152, ndiqet nga Raul Gonzales me 132, Sergio Ramos 113, Fernando Hierro 103 dhe Manuel Sanchís me 100, aq sa CR7.