Një stallë me ushqim të bagëtive me vlerë rreth 2700 euro është djegur dje rreth orës 3:25 të mëngjesit në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull, ka raportuar se në rrethana të pa njohura stalla e tij me ushqim të bagëtive i është përfshirë në zjarr.

Njësia e zjarrfikësve kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 2700€./Llapi.info