Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili morri pjesë sot në rivarrimin e dëshmorëve të Llapit dhe përurimin e Kompleksi Memorial të Dëshmorëve të “Zonës Operative të Llapit” në Penuhë tha se ky vend tash e tutje do të na shërbej si vend pelegrinazhi ku do të gjejmë forcën, motivin, frymëzimin për tu përballur me sfidat e lirisë.
“Nuk mund të përshkruhet me fjalë sakrifica e atyre që ranë për atdheun. Ata dhanë jetën për Kosovën dhe kombin e lirë, prandaj ne qëndrojmë sot këtu me ndjenjat më të thella të falënderimit e krenarisë sepse ata ranë që ne të jetojmë të lirë.
Ky vend do të na shërbej si një përkujtues, si një vend pelegrinazhi ku do të gjejmë forcën, motivin, frymëzimin për tu përballur me sfidat e lirisë. Ne si institucione po kultivojmë mbamendjen për ngjarje e data për personalitete e autoritete të konteksteve reale që shënojnë situata dhe epoka po njëkohësisht edhe ndjeshmërinë për martirë. Dëshmorët dhe martirët e këtij vendi ranë për Kosovën shtet të pavarur dhe të drejtë, shtet të pavarur dhe të lirë, me një shoqëri të lirë e të përparuar” tha Veliu./Llapi.info