Vladimir Putin është betuar pak minuta më parë si president i Rusisë për mandatin e katërt, pasi ka fituar zgjedhjet më 18 mars.

Televizioni rus ka shfaqur pamje ku shihet se 65 vjeçari Putin largohet nga zyra e tij në Kremlin për të arritur në ceremoninë zyrtare.

Policia është konfrontuar me protestuesit që ishin kundër udhëheqjes së Putinit në Moskë dhe qytete tjera ruse.