Kryetari i porsazgjedhur rus Vladimir Putin i ka propozuar Dumës Shtetërore që të shqyrtojë kandidimin e Dimitrij Medvedevit në pozitën e kryeministrit, ka kumtuar Kremlini.

“Në pajtim me pikën A të nenit 83 dhe nenin 111 të Kushtetutës së Federatës së Rusisë, kryetari e ka paraqitë kandidimin e Dimitirij Medvedevit për miratim në Dumën Shtetërore për emërimin e tij për kryeministër të Qeverisë së Federatës Ruse”, pretendohet në kumtesë.

Qeveria e kaluar ka dhënë dorëheqje sot në ditën e inaugurimit të kryetarit Vladimir Putin.

Medvedev është 52 vjeç. Në gjashtë vitet e fundit ishte në krye të Qeverisë ruse. Para kësaj ishte katër vjet kryetar i shtetit.