Është anuluar mbrëmja e maturës për Shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë, njofton Llapi.info

Mbrëmja e cila ishte paraparë të mbahej nesër nga ora 19:00 është anuluar nga drejtoria e shkollës, bën të ditur faqja zyrtare në facebook e kësaj shkolle.

“Anulohet_Mbrëmja_e_Maturës e paraparë të mbahet nesër më 08.05.2018 nga ora 19:00.
Të gjithë nxënësit maturantë do të informohen nesër më 08.05.2018 në orën e parë (I) nga kujdestarët e klasëve për të gjitha detajet rreth anulimit dhe për datën tjetër se kur do të mbahet Mbrëmja e Maturës për gjeneraten 2017/2018.
Drejteoria_e_shkollës
Komisioni_për_organizimin_e_Mbrëmjes” thuhet në njoftim./Llapi.info