Të hënën në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, një i dyshuar mashkull është ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë matjes së testit të alkoolit, ai e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.