Policia në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin kryer vjedhjen e një shume parash, në banesën e një femre.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” ku pas arrestimit viktimës i janë kthyer paratë, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit janë dërguar në mbajtje.