Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka arritur në Berlin ku do të ketë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe se çfarë do të bisedojë me gruan më të fuqishme në botë.
“Sapo kam arritur në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel. Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë. Roli i saj në këto procese është përcaktues.
Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare”.