Sir Alex Ferguson, menaxheri legjendar i Manchester Unitedit, u zgjua nga koma pas një operacioni shkaku i një hemorragjie në tru.
Ferguson të shtunën në mbrëmje është pranuar urgjentisht në spital, pasi kishte rënë në shkallët e shtëpisë, ku më vonë u konstatua se kishte hemorragji të vogël subdurale.
Operacioni është kryer atë mbrëmje dhe është kryer pa asnjë problem dhe më pas u bë e ditur se skocezi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas mediave në ishull, edhe pse i duhet kohë për rimëkëmbjen, Sir Alex është zgjuar nga koma dhe mund të komunikojë me familjarët.
Është ende shumë herët të parashikohet nëse do të ketë sukses shërimi i të 76-vjeçarit dhe nëse ka lënë pasoja të pariparueshme, por është e rëndësishme që të jetë i shëndosh dhe i ndërgjegjshëm.
Të gjithë në Britani të Madhe ishin të shokuar gjatë fundjavës, ndërsa klubet, kolegët, lojtarët dhe tifozët, i uruan shërim të shpejt të pensionuarit të Unitedit.
Ndryshe, Fergie për 27 vjet drejtimi të Djajve të Kuq ka fituar 38 tituj duke përfshirë 13 trofe të Ligës Premier dhe dy të Ligës së Kampionëve.