Përfaqësueses së Kosovës në Karate i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.

Ky udhëtim ka qenë i planifikuar për Novi Sad, ku do të mbahet Kampionati Evropian për senior, nga sot, 9 maj deri më 13 maj.

Se janë penguar të kalojnë në Serbi, e kanë konfirmuar këtë mëngjes nga Federata e Karatesë.

“Përfaqësueses së Kosovës i ndalohet hyrja në Serbi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë”.

“Pra nuk merr pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë”, thuhet në një njoftim.