Shpend Ahmeti është kryetari i ri i Partisë Socialdemokrate (PSD).

Zgjedhja e Ahmetit në krye të partisë është bërë pak minuta më parë, në një nga hotelet e kryeqytetit dhe pa praninë e mediave, njofton Klan Kosova.

Por kjo parti në orën 17:00 pritet të mbajë Kuvendin ku me shumë gjasë delegatëve dhe mysafirëve do t’i drejtohet edhe kryetari i sapozgjedhur.

Në ndërkohë, ishte Fisnik Ismaili ai i cili e zbuloi edhe logon e partisë.

“PSD Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar ai.

Pak ditë më parë, Partisë Socialdemokrate, që për shumë vjet u udhëhoq nga Kaqusha Jashari iu bashkua Grupi i Deputetëve të Pavarur që u larguan nga Vetëvendosja.