Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin “nuk ka vdekur” pavarësisht vendimit të Donald Trump që SHBA të tërhiqet.

Marrëveshja e arritur në vitin 2015 ka frenuar aktivitetin bërthamor të Iranit në mënyrë që të hiqeshin sanksionet e vëna nga OKB, SHBA dhe BE, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Por që Trump ka thënë se ka prova që kjo marrëveshje në bërthamë është pa efekt, duke marrë vendim për tërheqje dhe rikthim të sanksioneve.

Por që janë nënshkruesit tjerë të kësaj marrëveshjeje përfshirë edhe Francën që kanë thënë se do të angazhohen ta përmbushin atë.

“Ajo marrëveshje nuk ka vdekur”.

“Ka një tërheqje të SHBA-së nga ajo marrëveshje, por ajo ende ekziston”, ka thënë Le Drian.

Ai ka njoftuar se të hënën që vjen do të ketë një takim mes Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Iranit.