Ekipi i karatesë i Kosovës do të udhëtojë drejt Serbisë përsëri, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad, disa orë pasi iu ndalua hyrja në shtetin serb nga autoritetet lokale.
Dy grupe të sportistëve kosovarë u ndaluan dhe kthyen mbrapsht nga policia serbe mbrëmë pas mesnate dhe sot herët në mëngjes në pikën kufitare në Merdare.
Por, ekipi kosovar ka vendosur të udhëtojë sërish drejt Serbisë për të qenë pjesë e garës, e cila mbahet nga 10 deri më 13 maj në qytetin serb.
“Ekspedita e Kosovës në karate do të niset sërish për në Novi Sad të Serbisë. Takimi i nisjes bëhet sot nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 16:30”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.