Komisioni Disiplinor i Spanjës e ka dënuar me katër ndeshje mos kohë Sergi Roberton.
Ky i fundit kishte grushtuar mbrojtësin brazilian të Marcelos, me ç’rast ishte ndëshkuar me karton të kuq.
E gjithë ngjarja ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë, kur spanjolli papritmas goditi kundërshtarin në mënyrë të pashpjegueshme në takimin mes Barcelonës dhe Real Madridit.
“Agresion ndaj një lojtari tjetër pa shkaktuar lëndime. Ndëshkimi ndaj Sergi Robertos ka marrë befasi në Barcelonë, ku mjedisi i klubit e ka marrë atë si të ekzagjeruar”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Në këtë formë, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjet e fundit të La Ligës dhe SuperKupës së Spanjës.
Barça pritet të apelojë vendimin dhe të kërkojë që të ulet dënimi ndaj reprezentuesit spanjoll.
Ndryshe, kujtojmë se takimi mes këtyre ekipeve i zhvilluar në Camp Nou ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2.