Mëngjesin e sotëm është arrestuar aktori Mensur Safqiu.

Arrestimin e aktorit e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Një person është arrestuar sot rreth orës 8:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë”, ka thënë për lajmin, Flora Ahmeti zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

Policia nuk e ka bërë të ditur arsyen e arrestimit, por aktori është në stacion të policisë ku pritet të intervistohet dhe të jepen detaje rreth arrestimit të tij.