Ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu mbyllur kampionati në Ligën Premier, ku edhe këtë vit nuk munguan befasitë.
Është parë një stuhi e Manchester Cityt këtë edicion që ka thyer të gjithë rekordet.
Ndërsa Ligën Premier e kanë lënë klube si Swansea, Stoke City dhe West Bromwich.
Ndërsa ylli që çmendi të gjithë është Mohamed Salah që shënoi 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin.
Por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë treguar asgjë në këtë edicion.
Janë pesë lojtarë që kanë zhgënjyer më shumë se të tjetër në Ligën Premier.
#1: Tiemoue Bakayoko (Chelsea)
I ardhur nga Monaco si transferim i madh, Tiemoue Bakayoko., nuk tregoi shumë.
Ai ishte blerë për 45 milionë euro për ta zëvendësuar Nemanja Maticin.
#2: Renato Sanches (Swansea)
Erdhi nga Bayern Munich si huazim por nuk arriti ta ndihmojë klubin uellsian që të qëndrojë në Ligën Premier.
I cilësuar si lojtari më i mirë i ri pas Kampionatit Evropian, lojtari nuk arriti të tregojë shumë.
#3: Jese Rodriguez (Stoke City)
Kur portieri Jack Butland kritikonte transferimet e klubit, e kishte fjalën për Jese Rodriguezin që erdhi në huazim nga Paris St. Germain.
Dështim total.
#4: Daniel Sturridge (West Bromwich)
Ai e la Liverpoolit që të luajë rregullisht në një klub, or që nuk i doli mirë transferimi te WBA.
Shumë lëndime dhe vetëm shtatë ndeshje me tri gola.
#5: Grzegorz Krychowiak (West Bromwich)
Polaku la PSG-në për të kaluar te West Brom, por që nuk arriti ta ndihmojë skuadrën.
Grzegorz Krychowiak ishte blerë nga PSG për 40 milionë euro dhe ishte vetëm në huazim.